Aktualitet

Ayurvedic relaxing.health beauty happy blonde woman in spa salon getting massage .Beautiful girl enjoying day spa resort, lying down on the table treatment procedure next to the candle fire

E kamufluar në qendër masazhi, kapet një vatër tjetër prostitucioni në Tiranë

Qendrat e masazheve janë kthyer në një vatër prostitucioni në vendin tonë.

Herë pas here kapen dhe publikohen raste ku ‘biznesmen’ të ndryshëm kamuflojnë ‘biznesin’ e tyre si qendër masazhi ku në të vërtetë në brendësi e përdorin për prostitucion.

Një tjetër rast është regjistruar në Tiranë.

Policia ka goditur një tjetër qendër masazhesh në Tiranë që ushtrojnë prostitucion.

Në pranga ka rënë një 24 vjeçare ndërsa është shpallur në kërkim pronari.

Sipas policisë, nën hetim janë vënë edhe tre vajza të tjera që punonin në qendrën e masazheve.

36 vjeçari administronte qendrën e masazheve në rrugën Bardhyl në kryeqytet në të cilën ishin të punësuara 24 vjeçarja tashmë e arrestuar si edhe tre shtetaset e tjera.

U sekuestruan 51 500 lekë të rinj dhe 150 euro, të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme dhe 3 celularë.

Linku: Klan

Burimi i fotos:unsplash.com