Sipas MeteoAlb, dita e shtunë, do të shënojë vlerat më të larta të kësaj vale ku maksimumi pritet në qarqet Berat dhe Gjirokastër deri në 43 gradë Celsius.
Ndërkohë, moti do të vijojë i kthjellët në të gjithë vendin. Përjashtuar; vranësira të lehta e kalimtare të cilat si fillim do të shfaqen në zonat malore dhe gradualisht do të shtrihen në të gjithë territorin e vendit.
Temperaturat e ajrit mbeten sërish të larta si në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 20°C deri në 43°C.
Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke bërë që në brigjet detare të krijohet dallgë 3 ballë.
Linku: https://tvklan.al/parashikimi-i-motit-22-korrik-2023/
Foto: Freepek.com