Dafina Zeqiri ka ardhur me një intervistë të veçantë me gazetarin Berat Buzhala.
Këngëtarja ka folur rreth jetës private dhe asaj profesionale.
Këngëtarja ka treguar se fama e pengon shumë me jetën e saj private pasi është shumë e vështirë me e mbajt një copëz të jetës së saj private vetëm për vete.
Madje Dafina shtoi se në ditët e sotme është bërë shumë e vështirë të njohësh dikë, pasi fjalët përhapen shpejt.
“Në industrinë e muzikës si grua nuk ke kohë të dalësh në takim me dikë apo të njohësh dikë. Jo se nuk ke dëshirë, por ose ai që po del shkon dhe iu thotë të gjithëve ose ta ngjisin njerëzit. Ndërkohë unë akoma nuk arrita ta njoh. Kjo e bën shumë të vështirë ta kuptoj nëse ai person po del sepse më pëlqen apo se jam Dafina,”-tha artistja.
Linku:https://www.youtube.com/watch?v=s0W1LAOcjMw
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CsyWY-UodyE/?i