ShowBiz

Dua Lipa nis pushimet në Shqipëri

Këngëtarja shqiptare më famë botërore Dua Lipa ka zgjedhur Shqipërinë si destinacionin e saj të preferuar për të shijuar pushimet këtë verë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë artistja teksa ka publikuar disa foto në Instagram, ndërsa krahas tyre shkruan: “Në shtëpi, Shqipëri”.

Në fotot e publikuara përveç se ka treguar se është kthyer në atdhe, ajo gjithashtu ka vënë në pah format e saj perfekte trupore. Këngëtarja kishte veshur një fustan të zi, të cilin e kishte kombinuar me bizhuteri.

Flokët e lëshuara mbi supe dhe makijazhi i lehtë nxirnin në pah bukurinë natyrale të Duas, të cilën ajo e ndau me 88 milionë ndjekësit e saj në Instagram.

Kujtojmë që kjo nuk është hera e parë që këngëtarja zgjedh Shqipërinë si shtetin e saj të preferuar për të kaluar disa ditë të lumtura me miqtë e saj.

Linku: https://www.instagram.com/p/CvMo8TQsweI/?img_index=3

Foto: https://www.instagram.com/p/CvMo8TQsweI/?img_index=3