Kim Kardashian është shprehur gjatë episodit të “The Kardashians” se ajo ‘përdori’ Pete Davidson për të kapërcyer marrëdhënien e saj me Kanye West. Ylli televiziv tregoi se kjo strategji nuk e ndihmoi atë ta kalonte lidhjen në mënyrë të shëndetshme.
Madje ndër të tjera, Kim i këshilloi motrat e saj se është më mirë ta marrin lehtë situatën dhe të ecin përpara.
“Më hoqi mendjen nga gjërat dhe kjo nuk është një mënyrë e mirë për të shpëtuar”, tha ajo.
Kujtojmë se Kardashian dhe Davidso nisën një romancë e cila zgjati për nëntë muaj, ku për jerë të parë dolën bashkë në Met Gala në 2021 dhe më pas u shfaqën si çift në tapetin e kuq në prill 2022 në premierën e serialit të tyre ‘The Kardashians’.
Linku: https://ew.com/tv/kim-kardashian-admits-jumped-into-pete-davidson-relationship-kanye-west/