ShowBiz

Rita Ora ka një përgjigjie për të gjithë

Këngëtarja shqiptare me fame botërore, Rita Ora, ka pozuar së fundmi në kopertinën e revistës “Tatler”. Me një fotosesion të realizuar sikur të ishte “zonja e fermës”, Ora njëherësh ka dhënë edhe një intervistë ku ka folur gjerë e gjatë për shumë çështje.

Një ndër to edhe mrrëdhëniet e saj romantike ndër vite. Artistja është përfolur shumë për marrëdhëniet e saj të shumta me: Rob Kardashian, Andrew Garfield, Lewis Hamilton, Calvin Harris etj.

Dhe pikërisht për këdo që ka pasur një koment për këtë, Rita ka dhënë një përgjigje.

“Kur të dashurit e mi dhe njerëzit e mi të afërt lexojnë diçka që i lëndon, kjo më vret shumë. Por unë nuk harxhoj kohë duke menduar për atë që njerëzit mendojnë për mua për shkak të kësaj. Nuk mund të kontrollosh se çfarë mendojnë njerëzit për ty, sidomos kur je në sy të publikut, por unë pres që një mashkull të kritikohet për të gjitha të dashurat që ka pasur”, tha Rita.

Linku;https://www.instagram.com/ritaora/

Foto; https://www.instagram.com/ritaora/