ShowBiz

Aktorja Suzanne Somers rrëfen betejën me kancerin

Suzanne Somers zbulon luftën e dytë me kancerin e gjirit: “Vësha pajisjet e mia të betejës dhe shkova në luftë”

“Bëj çmos që kjo sëmundje tinëzare të mos më kontrollojë”, tha aktorja

Suzanne Somers po jep një përditësim për shëndetin e saj.

Aktorja dhe sipërmarrësja ikonike, 76 vjeç, postoi në Instagram dhe zbuloi se kanceri i saj i gjirit u kthye pas diagnozës së saj të parë në 2000.

“Siç e dini, unë pata kancer të gjirit dy dekada më parë, dhe herë pas here ai shfaqet përsëri dhe unë vazhdoj ta luftoj atë”, ka shkruar ajo. “Kam përdorur alternativat më të mira dhe trajtimet konvencionale për ta luftuar atë. Ky nuk është një territor i ri për mua. Unë di të vesh pajisjet e mia të betejës dhe jam një luftëtare.”

Ylli i The Three’s Company ndau një foto të saj së bashku me bashkëshortin, Alan Hamel ka qenë mbështetës që nga beteja e saj e parë me kancerin.

“Alan ka qenë pranë meje në çdo hap të rrugës. Unë as nuk mund të shpjegoj se sa shumë ka bërë për mua. Nëse është e mundur, ne jemi edhe më afër se kurrë,” vazhdoi Somers. “Familja ime e pabesueshme ka qenë kaq mbështetëse dhe ka ndihmuar kaq shumë duke mbajtur biznesin në funksion, në mënyrë që të mund të kesh akoma akses në të gjitha produktet e mrekullueshme. Faleminderit për dashurinë dhe mbështetjen e vazhdueshme. Ka të bëjë vetëm me atë që do dhe kush të do – dhe unë të dua!

Ylli gjithashtu tha për Entertainment Tonight dhe se megjithëse kanceri i saj u kthye, ajo bën “më të mirën për të mos lejuar që kjo sëmundje tinëzare ta kontrollojë”.

Linku: https://people.com/suzanne-somers-breast-cancer-second-time-7567874

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/p/CvYACxKytPM/