Shtëpia e Morena Tarakut ka rënë pre e një grabitje në shtëpi.
Këngëtarja ka ndarë me ndjekësit këtë ngjarje ku së fundmi është zbuluar se Morenës i janë vjedhur mijëra euro.
Bëhet fjalë për plot 340 mijë euro, ku përfshihen rreth 15 mijë dollarë cash dhe ora, stoli të ndryshme, gjerdan e byzylykë.
Ka qenë vetë Taraku, e cila në reagimin e saj ka publikuar në rrjete sociale foto nga vjedhjet, ku shihen se i mungojnë bizhuteritë luksoze “Cartier”.
Pas denoncimit, grabitja e saj është transmetuar në një edicion informativ në Turqi, ku u shfaqën edhe pamje nga shtëpia e këngëtares.
Linku: https://www.instagram.com/morenataraku/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/morenataraku/