ShowBiz

Luana Vjollca kthehet pas në kohë dhe ndan mesazhin e veçantë

Luana Vjollca sot është një nga moderatoret më në zë të ekraneve tona. Jemi mësuar ta shikojmë Luanën aktive me poste nga projektet dhe jeta e saj e përditshme por sot një kujtim i veçantë nga fëmijëria e ka bërë nostalgjike.

Nëpërmjet një postimi ajo ka zbuluar vendin e preferuar që kishte së bashku me të motrat për të blerë që në fëmijëri dhe mami i tyre ua realizonte dëshirën me shumë sakrifica.

“E mbaj mend këtë vend që kur kam qenë unë bebe dhe sa herë e shoh kam nostalgji për kohën kur mami mezi ja dilte të na blinte të 4 motrave atë gjënë që donim në atë moment, por unë deri sa u rrita se kuptova kurrë sa vështire e kishte.

Vlerësoni çdo gjë që bëjnë prindërit për ju sepse absolutisht çdo gjë e tyre për ju bëhet me shumë sakrificë.

Thuaj të dua dhe faleminderit sa herë që mundeni. Mam të dua dhe faleminderit”-ka shkruar ajo.

Linku: https://www.instagram.com/luanavjollca/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/luanavjollca/