ShowBiz

5 vite pa të atin, Aida Shtino prek ndjekësit me dedikimin e fundit

Aida Shtino është një nga emrat më të njohur për ekranet tona.

Sot gazetarja ka kujtuar të atin e ndjerë me disa fjalë speciale. Si sot 5 vite më parë i ati i gazetares u nda nga jeta.

‘Pesë vjet sot, që ti nuk je më mes nesh dhe mua më ka këputur malli…
Ah sa më mungojnë bisedat tona në ballkon, kafetë e mëngjesit, gjithçka që ne bënim së bashku si familje..  Me ty kam kërcyer për herë të parë… Isha e vogël dhe këmbët nuk më arrinin në tokë, por ti më jepje siguri dhe më bëje ta ndjeja veten si princeshë..
Më mësoje valsin, që e kërceje aq bukur me mamin…
Këtë kërcim do ta ruaj gjithmonë në zemër…
E di o babi se je përtej, së bashku me mamin dhe kjo më ngushëllon, se jeni aty të dy bashkë dhe tashmë shkëlqeni nga lart, si yje..
Sonte në mes të të gjitha yjeve në qiell, do të dalloj edhe dy yjet e mi…
E do t’iu them se ju desha e do t’iu dua përjetëdhe se isha me fat, që ju ishit prindërit e mi!
U prehshi në paqe !”

Linku:https://www.instagram.com/shtinoaida/

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/shtinoaida/