Më në fund kemi një datë zyrtare për vivo V29e – modeli i ardhshëm do të publikohet me 28 gusht në Indi në orën 12:00 me orën lokale.
Gjithashtu u publikuan disa specifika kryesore, duke përfshirë një ekran të kuruar, një kamerë të përparme 50MP me fokus automatik dhe një kamerë kryesore 64MP me OIS në pjesën e pasme.
Pajisja është konfirmuar se ka një trashësi vetëm 7.6 mm ndërsa peshon 180 gram.
Bazuar në spekulimet, telefoni do të pajiset me një çip Snapdragon 480 ose 480+ së bashku me 8-12 GB RAM dhe 128-256 GB memorie. Bateria supozohet të jetë 4,800 mAh dhe do të mbështesë karikim të shpejtë 80 W
Foto: Freepek.com