ShowBiz

A do të kemi një serial të dytë, merret vendimi për ‘The Idol’

Seriali The Idol i cili kishte protagonistë kryesorë Lily-Rose Depp dhe The Weeknd, nuk do ketë një sezon të dytë siç konfirmoi një zëdhënës i ‘HBO’. Në deklaratë citohej:

“The Idol” ishte një nga programet origjinale më provokuese të HBO-së dhe ne jemi të kënaqur nga reagimi i fortë i audiencës,” tha një zëdhënës i HBO. “Pas shumë mendimeve dhe konsideratave, HBO, si dhe krijuesit dhe producentët kanë vendosur të mos ecin përpara me një sezon të dytë. Ne u jemi mirënjohës krijuesve, kastit dhe ekipit për punën e tyre të jashtëzakonshme.”

Sezoni 1 përfundoi – pas vetëm pesë episodeve, të shkurtuara nga seria e planifikuar fillimisht me gjashtë episode – më 2 korrik. Vendimi për të anuluar serialin u mor kohët e fundit pas mungesës së qartësisë për shikuesit dhe anëtarët e kastit nëse seriali kishte potencialin për të vazhduar.

Në një intervistë me Variety, ylli Moses Sumney tha se ai nënshkroi duke menduar se ishte një serial i kufizuar, ndërsa ylli Da’Vine Joy Randolph i tha Variety se ajo mendonte se “qëllimi i të gjithëve [ishte] të kishte një sezon të dytë”.

Linku: https://variety.com/2023/tv/news/the-idol-canceled-the-weeknd-hbo-season-2-1235706540/

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/explore/tags/theidol/