Ditën e sotme festojnë ditëlindjen vëllezërit e famshëm shqiptarë, Donald dhe Romeo Veshaj.
Me këtë rast dyshja kanë marrë urime të shumta, e në këtë mes nuk munguan edhe disa të veçanta.
Një i tillë për Donaldin nuk kishte se si të mungonte nga partnerja e tij, moderatorja Bora Zemani.
“Unë e di që ti je gjithmonë bashkë dhe asnjëherë vetëm me Romeo Veshajn, por ti e di që do jesh gjithmonë bashkë vetëm, me mua. Urime ditëlindjen”, ka shkruar ajo.
Ylli i “Përputhen” ka publikuar edhe momente të lumtura të tyre, në njërin me duart kapur.
Të njëjtit janë bashkë që disa vite, ndonëse marrëdhënia e tyre ishte shkëputur e rilidhur prapë.
Ata tani po bëjnë dhe një film së bashku, “5 herë jo”, që mbase do të ketë edhe elemente nga historia e tyre e dashurisë.