Travel

Disa arsye përse duhet të vizitoni Greqinë

Moti i mrekullueshëm, disa prej plazheve më fantastikë në botë dhe një prej vendeve me historinë më të vjetër, Greqia nuk është cilësuar më kot si “Toka e Zotave”. Nëse jeni në kërkim të aventurës, të pushimeve romatike, të pushimeve për të gjithë familjen, Greqia ju ofron paketën e plotë për cilindo rast.

Ushqim fantastik

Nga djathi i deleve, karakteristik për këtë vend, tek bakllavaje greke, e cila nuk ka të krahasuar dhe është shumë ndryshme me atë turke, grekët gjithnjë e më shumë po investojnë në zhvillimin e kulinarisë së tyre, duke e kthyer atë në një biznes të mirëfilltë. Përbërësit e ndryshëm dhe të freskët lokalë janë qershia mbi tortë e kuzhinës së shëndetshme dhe plot shije të Greqisë. Shumëllojshëmria e pjatave në të gjithë këtë shtet është diçka që duhet përmendur dhe mbi të gjitha edhe bollëku që atao ofrojnë në çdo racion.

3) Sinonim i detit

Me kaq shumë ishuj, Greqia jo më kot nihet edhe si sinonimi perfekt i detit, kudo që të ndaloni ju nuk do të jeni asnjëherë larg detit. Përveç plazheve dhe ishujve të njohur, ju mund të zbuloni edhe shumë ishuj të tjerë të cilët nuk janë shumë të njohur, por me ndihmën e banorëve të zoëns mund t’i shikoni.

4) Pamje mbresëlënëse

Në cilin do plazh apo ishull të Greqisë që të shkoni, një gjë është e sigurtë, pamja me të cilën do të përballeni do të jetë mbresëlënëse, duke filluar nga Rodosi, Santorini, Korfuzi, Lefkadha, Mikonos, etj.

5) Destiancion lehtësisht i arritshëm

Greqia është një destinacion lehtësisht i arritshëm nga vende të ndryshme europiane.

Linku: https://www.easemytrip.com/blog/top-reasons-to-visit-in-greece#:~:text=The%20country%20of%20Greece%20is,landscapes%2C%20and%20some%20delicious%20food.

Foto: Freepek.com