ShowBiz

Si është sot raporti me Kledin, ja çfarë thotë Evi Reçi

Evi Reçi është një nga moderatoret dhe këngëtaret më të dashura. Vëmendjen në media ajo e ka gjithmonë sa me jetën profesionale dhe atë sentimentale.

Së fundmi Evi ka folur pak më shumë për ecurinë e raportit me Kledin.

Kujtojmë se dyshja janë prej kohësh në një lidhje të konsoliduar cdashurie.

“Na kanë prezantuar, shoqëri e përbashkët, pastaj filluam të flisnim në instagram, gjërat erdhën natyrshëm. Tani që flasim kemi një lidhje në distancë dhe për momentin është mirë kështu si është.

Çdo 2-3 javë mundohemi të takohemi, sigurisht që jemi duke e testuar derisa të vi momenti të vendosim. Familja ime e priti shumë mirë, mami e kishte ndjekur në Big Brother dhe e pëlqeu menjëherë sapo e mori vesh për ne. Jemi mirë, qetë deri tani por nuk di të them se çdo vi më pas për momentin nuk kam asnjë plan “- tha Evi.

Linku: https://www.youtube.com/watch?v=ddzJLm2L80M

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/p/CuXcAvyMBaZ/