Apple ka zbuluar të riun iPhone 15 me një ekran më të ndritshëm dhe një kamerë 48 megapikselë.
Po ashtu me përbërje kobalti 100 për qind të ricikluar në baterinë e tij.
E gjitha në mes të një rënieje globale të telefonave inteligjentë dhe problemeve me shitjet në Kinë.
Ngjarja në selinë e Apple në Cupertino, Kaliforni, vjen mes pasigurisë së vazhdueshme ekonomike, veçanërisht në Kinë, tregu i tretë më i madh i Apple-it.
Atje kompania përballet me sfida nga kufizimet e zgjeruara në përdorimin e iPhone-ve në zyrat qeveritare.
Sakaq, Apple-i ka prezantuar edhe një orë të re Seria 9 me një veçori të quajtur “trokitje e dyfishtë”, për të kryer detyra të caktuara.
Ora përdor mësimin e makinerive për të zbuluar ndryshime të vogla në rrjedhën e gjakut kur përdoruesi prek gishtat së bashku, duke liruar dorën tjetër për detyra të tjera.
Apple Watch Ultra 2 ka veçori të reja për çiklizëm dhe zhytje dhe ajo që Apple ka thënë është ekrani më i ndritshëm që ka bërë ndonjëherë.
Apple nuk do të përdorë më lëkurë në asnjë prej produkteve, sipas Lisa Jackson, shefja mjedisore e kompanisë.
Kompania po zëvendëson disa nga këto produkte me një tekstil të quajtur FineWoven që duket si kamoshi.
Ndërkohë, shefi ekzekutiv Tim Cook ka thënë se Apple-i është në rrugën e duhur për të dërguar kufjet e saj Vision Pro me realitet të përzier në fillim të vitit të ardhshëm.
Teksa kompania po prezanton veçori dhe produkte të reja, iPhone përbën më shumë se gjysmën e shitjeve të Apple-it prej 394.3 miliardë dollarësh vitin e kaluar.
Por tregu global i telefonave inteligjentë ka rënë nga shitja e 294.5 milionë telefonave gjithsej në 268 milionë në tremujorin e dytë.
Megjithatë, dërgesat e Apple-it ranë më së paku nga çdo prodhues i madh i telefonave inteligjentë, duke rënë nga 46.5 milionë telefona në 45.3 milionë.
Linku: https://mashable.com/article/apple-event-iphone-15-plus-announcement
Foto: Freepek.com