Business / Technology

Instagram application logo background with emoji and floating objects. Instagram social media platform.

Doni të fshihni postimet nga ndjekësit e padëshiruar? Instagrami do ju gëzojë me opsionin e ri

Instagrami ka opsionin për të ndarë postime vetëm me miqt e ngushtë e të përzgjedhur, por kjo funksionon vëtëm për Storyn.

Lajmi i mirë për ata që preferojnë që postimet e tyre t’i shohin vetëm persona të përzgjedhur, është se Instagram do të publikojë opsionin që edhe fotot dhe video e shpërndara në Feed të kenë opsionin “Close Friends”.

Ky është një zgjerim i opsionit “Close Friends” që Instagram shtoi për Stories në vitin 2018.

Shefi i Instagram-it, Adam Mosseri, ka thënë vazhdimisht se përdoruesit e Instagram-it tani ndajnë më shumë përmbajtje përmes DM-ve (mesazheve) sesa në postimet e Feed ose Stories. Prandaj ky opsion i fundit është para i arsyeshëm për përdoruesit e Instagramit

Linku:https://www.pathsocial.com/resources/how-to-hide-instagram-posts-from-certain-followers-keep-some-things-private/

Foto: Freepek.com