Youtube ka bllokuar përfitimet monetare në këtë kanal të aktorit dhe komedianit Russell Brand.
Shkak është bërë shkelja e politikave të Youtube, ka njoftuar një zëdhënës i kompanisë, duke ju referuar akuzave që janë bërë publike për sulm seksual nga aktori.
“Nëse sjellja jashtë platformës tonë dëmton përdoruesit, punonjësit ose ekosistemin tonë, ne marrim masa”, ka thënë zëdhënësi i Youtube.
Policia angleze ka marrë një raport ku Russell Brand akuzohet për sulme seksuale në vitin 2003, si dhe për përdhunim dhe sulm seksual në vitet 2006-2013.
Aktori britanik i ka mohuar këto pretendime.
Vendimi i Youtube që ka bllokuar përfitimet monetare të Russell Brand vlen për të gjitha kanalet që ai zotëron në këtë platformë.
Linku: https://www.bbc.com/news/entertainment-arts-66851698
Foto: Freepek.com