Business / Technology

Sony prezanton koleksionin “Deep Earth”

Sony ka prezantuar një koleksion të ri, Deep Earth, për anësore të PlayStation 5 dhe kontrollorët DualSense.

Ky koleksion përfshin tre ngjyra të reja: Volcanic Red, Cobalt Blue dhe Sterling Silver. Satoshi Aoyagi, pjesë e ekipit të dizajnit të Sony, shprehu se ngjyrat janë frymëzuar nga bukuria dhe fuqia e thellësive të planetit Tokë.

Ata i kanë shtuar një nuancë metalike për t’u bërë edhe më e sofistikuar.

Ngjyra e kuqe është ndriçuese, ndërsa e kaltra është më e errët me nuancat e vjollcës. Mbulesat e reja anësore do të kushtojnë 60 dollarë, ndërsa kontrollorët do të jenë 75 dollarë.

Para-porositja nis në fillim të muajit të ardhshëm, dhe mbulesat kuqe-kaltër do të jenë në dispozicion më 3 nëntor, ndërsa ato argjendi do të dalin më 26 janar të vitit të ardhshëm.

Linku: https://mobilesyrup.com/2023/09/15/sony-unveils-new-deep-earth-collection-for-ps5-accessories/

Foto:Freepek.com