ShowBiz

Gigi Hadid flet për të bijën Khai

Vajza e Gigi Hadid pak orë më parë festoi ditëlindjen. Modelen jemi mësuar ta shikojmë hermetike kur vjen puna tek jeta private.

Në 3 vjetorin e të voglës së saj nuk mungoi dhe një dedikim nga ana e Gigi Hadid.

“Duke festuar tre vjetorin tonë këtë javë”, ka shkruar ajo në mbishkrim. “Është nder të jesh nëna e saj, të shohësh jetën përmes saj! Gëzuar ditëlindjen mikja ime më e ëmbël, më e zgjuar! Fëmija i ëndrrave/dashuria e jetës sime!”- shkruan Gigi.

Ajo u sigurua që dhe këtë herë të mos ia zbulonte portretin.

Hadid dhe Khai kanë fituar zemrat e publikut.  “Ne po bëhemi gati së bashku.

Ajo lan dhëmbët me mua dhe tani dëshiron të vendosë një krem hidratues, është kaq e ëmbël. Më bën vërtet të qesh.

Ne të gjithë qeshim, kërcejmë dhe flasim shumë. Ajo është 3 vjeç dhe është një gjeni, dhe unë e them këtë’.

Linku: https://www.instagram.com/p/CrZwQXHsPJm/?hl=en

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CrZwQXHsPJm/?hl=en