ShowBiz

Giesele Bundchen rrëfen prapaskenat e të qenit “supermodele”

Modelja braziliane, Gisele Bundchen thotë se jeta prej një supermodeleje i krijoi aq shumë stres, saqë ishte pothuajse e tepërt për t’u përballuar.

Bundchen foli me gazetarin, Lee Cowan, në të cilën ajo shpalosi përvojat e saj, jo edhe aq të lehta.

“Nuk mund të merrja frymë. Dhe më pas fillova të isha në studio dhe u ndjeva si i mbytur”, tha Bundchen.

“Unë jetoja në katin e 9-të dhe më duhej të ngjitesha shkallët sepse kisha frikë se do të mbërthehesha në ashensor”, shtoi ajo tutje.

Ajo vazhdoi të përshkruante problemet e saj, duke thënë se “nuk ngopej dot me ajër edhe kur dritaret ishin të hapura”, derisa ka theksuar se ka pasur momente kur thjesht ka dashur të heqë dorë nga karriera.

Diku tjetër në intervistë, ish-engjëlli i “Victoria’s Secret” përshkroi stilin e saj të furishëm të jetesës në atë kohë.

Ndërsa “të gjithë e shikonin nga jashtë dhe mendonin se i kishte të gjitha”, Bundchen tha se ajo “po pinte kafen e mëngjesit me tre cigare, dhe po pinte një shishe verë natën për t’u qetësuar nga e gjithë sasia e kafesë e konsumuar gjatë ditës”.

Për më tepër, ajo tha se “nuk po flinte, nuk po udhëtonte dhe nuk punonte – sistemi i saj nervor nuk mund të duronte më”.

Linku: https://www.cbsnews.com/news/gisele-bundchen-opens-up-about-modeling-and-divorce/

Foto: https://www.instagram.com/gisele/?hl=en

 

 

13