Business / Technology

Elon Musk prezanton aftësitë e reja të robotit Optimus

 

Elon Musk ka ndarë një video në profilin e tij në X, ku prezantohen aftësitë e reja të robotit Optimus të kompanisë Tesla. Optimus tani është në gjendje të vetë-kalibrojë krahët dhe këmbët e tij. Kjo e lejon robotin të lokalizojë gjymtyrët e tij me saktësi, duke e bërë më efikas në detyrat e tij.

Rrjeti nervor i tij funksionon plotësisht bazuar vetëm në aftësinë e tij të perceptimit vizual.

Megjithatë, videoja e Musk nuk ishte e vetmja gjë që u postua rreth robotit Optimus ditën e djeshme. Profili “Elon Musk Parody” ka postuar një fotografi të grupit të robotëve Optimus, me titullin “The gang”.

Linku: https://timesofindia.indiatimes.com/gadgets-news/watch-elon-musk-shares-video-of-tesla-robot-optimus-doing-namaste/articleshow/103926789.cms

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/elonmusk__.official/