ShowBiz

Festivali i filmit në Tiranë i mbyll dyert filmit italian ku luan Margarita Xhepa

Margarita Xhepa është një margaritar në botën e artit. Prej një jete e shikojmë mjeshtren e madhe në skenën e teatrit dhe të shesh-xhirimeve të filmave.
Margarita Xhepa ka krijuar mbi 150 role në teatër. Në maj 2004 u rikthye në skenën e Teatrit Kombëtar, për të shkëlqyer në dramën “Streha e të harruarve”, një tjetër sukses në karrierën e saj 50-vjeçare.
Artistja e madhe Margarita së fundmi ka ardhur me një rol nderi në një produksion italian dhe me një standard konkurrues me kinematografinë botërore.

Bubbles është një film me metrazh të shkurtër i xhiruar në Piazza Aldo Moro në Cerveteri dhe i xhiruar në gjuhën italiane.
Ky film që në hapat e parë ka ngjallur shumë kuriozitet që nga sheshi i xhirimeve.

Produksioni që ka bërë të mundur realizimin e këtij filmi është PianoB Produzioni dhe “Andromeda Film srl” me regji nga Meri Dishnica.

Filmi është shfaqur në Europë dhe po korr një super sukses nëpër festivale prestigjoze të filmit në Europë e me tej, por në Shqipëri i janë mbyllur dyert pa arsye. Festivali i Filmit në Tiranë nuk e ka pranuar këtë projekt.

Megjithatë, pavarësisht kësaj Margarita Xhepa si në çdo projekt tjetër të saj ka mbërthyer audiencën botërore.

I urojmë aktores së shkelqyer Margarita Xhepa, suksese e jetë të gjatë.

Linku:

https://www.youtube.com/watch?v=MkBBI6BbQPY

Burimi i fotos:
https://www.youtube.com/watch?v=MkBBI6BbQPY