ShowBiz

Premiera e filmit “Në kuadër të dashurisë”, VIP-at parakalojnë në tapetin e kuq

Një skenë e madhe është ngritur në ballinën e Pallatit të Kongreseve, për premierën absolute të filmit ‘Në kuadër të dashurisë’.

Yjet e filmit parakaluan në tapetin e kuq. Nuk munguan as takimet me fansat.

Ky është filmi i parë artistik si prodhim i Top Channel Films. Një komedi romantike filmi ka dy protagonistët kryesorë Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari. “Në kuadër të dashurisë” ka një kast shumë interesant, me aktorë profesionistë, por edhe me personazhe të tjerë të njohur dhe shumë të dashur për publikun. Ndriçim Xhepa, Sara Hoxha, Ylber Bardhi, Luan Jaha, Olta Daku, Roerd Toçe, Besmir Bitraku, Zamira Kita, Sotiraq Bratko, Aleksandër Grami, Eni Shehu, Dea Mishel Hoxha, Salsano Rrapi, Myzafer Zifla, Klodiana Keco, Koço Qendro.

Sara Hoxha e cila në prodhimin kinematografik luan rolin e Arias, pas mbërritjes në organizim zbuloi më shumë detaje nga prapaskenat e xhirimit.

Ajo u shpreh se me personazhin që luan në film ka ngjashmëri në karakter, për këtë arsye nuk e ka pasur të vështirë.

Në një intervistë për Blendi Salaj, nga tapeti i kuq në Pallat të Kongreseve, ku po parakalojnë VIP-at tanë, Jori u shpreh se ajo është lidhja mes fillimit dhe përfundimit të filmit, që shërben si element për një part 2.

“Pjesa finale e filmit është lidhja… Pra ashtu sikurse fillon, ashtu edhe mbaron filmi, kështu që kapitulli i fundit mund të japë hapsirë për një pjesë të dytë. Nuk di nëse mund të jap më shumë spoilera”- tha Jori.

FGImportedSegment.718573081.028041

Në atë moment ka ndërhyrë DeaMishel, e cila tha: “Dua ta shpëtoj përpara se të bëjë ndonjë spoiler dhe të hajë ndonjë gjobë.”

DeaMishel ka zbuluar për herë të parë për eksperiencën e saj në një film me metrazh të gjatë.

“Jam kënaqur shumë gjatë xhirimeve. Ishte një skuadër shumë profesionale. Skenat e mija janë me Oltën. Unë jam shoqja e Oltës në film ashtu sikurse në jetën reale. Kështu, mezi po pres ta shohim sepse edhe unë nuk e kam parë dhe kam shumë emocione”, tha DeaMishel.

E pyetur rreth personazhit të saj në film, DeaMishel zbuloi se ajo si shoqja e ngushtë e Oltës e ndihmon atë të kalojë ndarjen.

Linku:  Acromax Media

Burimi i fotos:  Acromax Media