ShowBiz

Elon Musk ndihmoi Amber Heard të mos pushohej nga puna

Elon Musk ndihmoi Amber Heard të mos pushohej nga puna

Amber Heard ia doli të mbante rolin e saj në filmin ‘Aquaman 2’, falë mbështetjes së ish-partnerit të saj Elon Musk. Revista Variety shkruan se ish-bashkëshortja e Johnny Depp rrezikohej të pushohej nga puna pas tensioneve me aktorin tjetër të njohur Jason Momoa dhe regjisorin James Wan.

Megjithatë, Musk ndërhyri për të siguruar që Heard të mbante këtë rol. Një burim për këtë revistë thotë se Musk kërkoi që një nga avokatët e tij t’i dërgonte një letër kompanisë filmike Warner Bros duke kërcënuar se do të ndërmarrë hapa ekstreme nëse e largonin nga puna.

Kjo letër funksionoi sepse Warner Bros u tërhoq dhe studioja e filmit përfundimisht vazhdoi të mbante aktoren. Kjo nuk është hera e parë që ai ka mbrojtur ish-partneren e tij. Pronari i X, i njohur më parë si Twitter, mendohet se i ka dhuruar 1 milion dollarë për ta ndihmuar atë në betejën ligjore me Johnny Depp.

Linku: https://nypost.com/2023/10/10/elon-musk-threatened-to-burn-down-wb-if-ex-amber-heard-was-fired-from-aquaman/

Foto: https://www.instagram.com/elonmusk__.official/?hl=en