ShowBiz

Lidhja e tyre drejt finalizimit, Ueda i thotë ‘të dua’ Arlindit

Uedan dhe Arlindin prej javësh i shikojmë çift në Love Island.

Pas daljes së Xhoanës dyshja patën një shtysë më të madhe për ti shprehur pëlqimin njëri-tjetrit që sipas tyre kishte filluar shumë më herët.

Dyshja pasi realizuan një takim romantik e kanë çuar raportin e tyre në një nivel tjetër.

Ueda për herë të parë ka pranuar se ka krijuar ndjenja për të dhe i ka thënë të dua për herë të parë.

Arlindi këtë deklaratë e ka pritur me shumë emocione dhe i ka dhuruar një puthje.

A do t’i shikojmë çiftin bashkë deri në fund mbetet për tu parë pasi dinamikat në vilën e dashurisë ndryshojnë nga dita në ditë.

Linku:https://www.instagram.com/p/CyqXFTmtvRy/

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/p/CyqXFTmtvRy/