Pas 7 vitesh pauzë nga industria e muzikës, Rihanna planifikon të rikthehet me një turne të ri muzikor.
Këngëtarja e njohur po planifikon një turne botëror për periudhën 2024/2025 pasi kishte arritur një marrëveshje me kompaninë e argëtimit Live Nation.
“Rihanna po planifikon në heshtje një rikthim në muzikë . Ekipi i saj po punon në heshtje në punë në Los Angeles për të sjellë projekte të reja ndërsa ajo vazhdon të kujdeset për familjen e saj”, thonë burime për tabloidin britanik The Mirror.
Krahas turneut të saj, këngëtarja 35-vjeçare mësohet se ka në plan të sjellë edhe dy albume të reja.
Rkthimi në muzikë vjen teksa këngëtarja e njohur mirëpriti djalin e saj të dytë me partnerin Asap Rocky. 35-vjeçarja zbuloi se ishte në pritje të ëmbël gjatë performancës së saj në Super Boël në Shkurt.