ShowBiz

Halsey rikonfirmon lidhjen me Avan Jogian, poston imazhe duke pozuar pranë tij

Gjërat kanë nisur të nxehen mes këngëtares Halsey dhe aktorit Avan Jogia – kësisoj ata bënë debutimin si çift elegant edhe në rrjetin social, Instagram Ylli i hitit “Without Me” dhe aktori i “Victorious” u shfaqën së fundmi në Javën e Modës në Los Anxhelos dhe pozuan së bashku për fotot, që më vonë Halsey i ndau me ndjekësit e saj në mediat sociale.

Këngëtarja 29-vjeçe u shfaq me një fustan të zi lëkure me doreza lëkure të zeza deri në bërryl dhe grim dramatik gotik.

Imazhe të publikuara nga Halsey në Instagram.
Ndërkohë, Jogia, 31 vjeç, i përshtati kompletet e tij të zeza, një bluzë të zezë të lartë që i vinte në pah stomakun si dhe xhaketë të zezë të plotë, të shoqëruar me një zinxhir të trashë ari.

Dyshja pozuan veçmas për të treguar stilet e tyre elegante dhe dukeshin goxha të dashuruar, shkruan PageSix.

Halsey ishte parë më parë duke u kapur për dore me aktorin kanadez në shtator, teksa ata dolën për një natë takimi në Hollywood.

Dyshja ishin të gjithë të buzëqeshur ndërsa u fotografuan duke ecur dorë për dore nëpër një lagje të Hollivudit, duke ndriçuar teksa shikonin njëri-tjetrin.
Avan, një aktor dhe regjisor i lindur në Vankuver, është më i njohur për rolin e tij si Beck Oliver në serialin “Victorious”, i cili u transmetua nga viti 2010 deri në vitin 2013.

Ai u bë i njohur falë roleve të tij si Danny Desai në serialin dramatik të vitit 2013 “Twisted dhe Tutankhamun” si dhe në mini-serialin “Tut” të vitit 2015.

Ai ishte i lidhur shkurtimisht me Miley Cyrus në vitin 2010 përpara se të takohej me Zoey Deutch për pesë vjet deri në ndarjen e tyre në 2017. Më pas, ai ishte i lidhur me aktoren Cleopatra Coleman nga viti 2017 deri në vitin 2021.

Marrëdhënia e tyre e lulëzuar vjen pas ndarjes së Halsey nga ish i dashuri i saj, Alev Aydin, me të cilin ajo ka djalin 1-vjeç Ender.
Linku: https://www.teenvogue.com/story/halsey-avan-jogia-relationship-instagram-official-halloween

Foto: https://instagram.com/jogia?igshid=OGQ5ZDc2ODk2ZA==