Aktualitet

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Sipas MeteoAlb, Shqipëria do të mbetet nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike duke sjellë mbizotërim të kthjellimeve në pjesën më të madhe të territorit ku më të theksuara kthjellimet do të paraqiten në vijën bregdetare.

Parashikohet që orët e pasdites të sjellin vranësira në të gjithë territorin e vendit ku më të dendura vransërirat do të jenë në zonat malore përgjatë shtrirjes lindore por mundësia për reshje do të jenë thuajse zero.

Përsa i përket situatës termike; temperaturat e ajrit do të rriten si mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 27°C.
Era do të fryjë mesatare por herë pas here e fortë me shpejtësi deri në 45 km/h nga drejtimi verior dhe veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim deri në 3 ballë.

Linku: https://tvklan.al/

Foto: Freepik.com