ShowBiz

“Më pëlqen kur të droguarit vdesin”, ish-skenaristi i “SNL” tërbon fansat e Matthew Perry

Fansat e Matthew Perry janë tërbuar me postimet e një ish-skenaristi të “SNL” i cili tallet me vdekjen e yllit të serialit “Friends”.

Kevin Brennan postoi një lajm për vdekjen e aktorit shoqëruar me shkrimin “I mbytur në xhakuzi. Hahahaha”.

Më vonë, ai vijoi me  humorin e tij pa kripë për humbjen tragjike duke shtuar: “Mendova se ishte gallatë. Por më pëlqen kur të droguarit vdesin”.

Fansat shpërthyen me kundërpërgjigje neverie dhe përçmimi ndaj prezantuesit të podkastit “Misery Loves Company” për komentet  e tij të pamenduara.

“Përkufizimi i një përpjekjeje  patetike për të marrë vëmendje. Nuk e  dija që ekzistoje deri më sot dhe tani e kuptoj pse”, shkroi dikush. “Çfarë dreqin nuk shkon me ty? Je një njeri dështak dhe patetik”, thuhet në një tjetër koment.

Të tjerë e quajtën 63-vjeçarin si “të pështirë” dhe “të neveritshëm” e të tjerë si “aspak interesant”.

Ndihem keq që të jap vëmendjen për të cilën e bëre këtë. E bukura është se nëse do mbyteshe në një tas me kornfleks, nuk do ishe në faqe të parë. Megjithatë, uroj ta lexoj atë kryelajm”.

Matthew Perry, 54 vjeç, u gjet i mbytur në xhakuzin e tij ditën e shtunë. Autopsia është kryer, por priten ende analizat e toksikologjisë për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Perry ka folur hapur për luftën e tij me alkoolin dhe opioidet dhe ndonëse dukej se nuk posedonte drogëra të paligjshme në momentin e vdekjes, burimet e policisë thanë për “TMZ” se janë gjetur pilula  të ndryshme në shtëpinë e tij.

Linku: https://nationalpost.com/entertainment/celebrity/ex-snl-writer-mocks-matthew-perrys-death-i-love-it-when-junkies-die/wcm/23837383-f0f1-4f2e-bdd4-fb5b19a5b7f3

Foto:  https://www.instagram.com/mattyperry4/