Sipas MeteoAlb, do të vijojë ndikimi i masave ajrore të paqëndrueshme në territorin shqiptar, duke sjellë vranësira dhe reshje shiu ku herë pas here do të jenë rrebeshe afatshkurtra, shoqëruar me stuhi të forta ere.
Më të dukshme vranësirat dhe shirat do të jenë në zonat veriore dhe veriperëndimore. Orët e pasdites dhe mbrëmjes vonë do të sjellin dobësim të ndjeshëm të intensitetit të shirave në vend.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 9°C minimalja deri në 22°C vlera maksimale në rang territori.
Era do fryjë mesatare gjatë paradites por forcohet pasdite duke arritur shpejtësinë 55 km/h nga drejtimi jugor dhe jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 – 4 ballë.
Linku: https://tvklan.al/parashikimi-i-motit-2-nentor-2023/
Foto: Freepik.com