ShowBiz

Kreshnik Gjergji ka një ‘ankesë’ për postimin e fundit të Dafina Zeqirit

Dafina Zeqiri dhe Kreshnik Gjergji duket se janë duke e shijuar në maksimum marrëdhënien e tyre. Prej disa ditësh çifti po poston më shumë fotografi së bashku.

Kështu ka ndodhur edhe në postimin e fundit të Dafinës teksa ndodhej për një koncert në Tiranë.

Këngëtarja ndau disa fotografi ku dukej e veshur plot stil në rrugët e kryeqytetit, por ajo që tërhoqi vëmendjen është fotografia e fundit.

Në të, çifti shfaqet duke ecur krah për krah njëri-tjetrit e madje Kreshniku edhe ka komentuar duke u ‘ankuar’ pak. “Pse veç timen pa ngjyra?”, e pyet ai partneren duke iu referuar efektit të përdorur. “S’di”, i është përgjigjur Dafina.

Disa orë përpara këtij postimi, këngëtarja ndau edhe një foto në InstaStory e përqafuar me Kreshnikun dhe të dy të veshur me xhaketa të verdha. “E verdha është ngjyra jonë”, shkroi Dafina.

Linku: https://www.instagram.com/dafina.zeqiri/
Foto: https://www.instagram.com/dafina.zeqiri/