Kinematografia shqiptare humbi një nga regjisoret më të spikatur Vladimir Priftin.
Mjeshtri i madh ka ndërruar jetë në moshën 81-vjeçare.
Ai ka lënë pas një trashëgimi të pasur si kineast, por edhe skenarist.
Filmat e tij ishin destinuar për të qenë të përjetshwm dhe të ishin filmat më tw dashur për publikun shqiptar.
“Udha e Shkronjave”, “Flutura në kabinën time”, “Dhe vjen një ditë”, “Dasma e Sakos”, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” janë disa nga filmat më të njohur që mbajnë vulën e tij si regjisor mes shumë prodhimeve te tjera.
Kontributi i tij është vlerësuar me dhjetra çmime ndërsa regjisori i ndjerë është nderuar me titullin mjeshtër i madh.
Për lajmin e trishtë kanë reaguar miqtë e tij, aktorë të njohur që shprehin hidhërimin për largimin e mikut të tyre.
Linku: https://www.facebook.com/
Burimi i fotos:https://www.facebook.com/photo/?fbid=10219640712088065&set=pcb.10219640764809383