Ryan Reynolds e nisi javën e tij plot stil në një shëtitje në lagjen Tribeca të qytetit të Nju Jorkut.
Aktori ka qenë i zënë jo vetëm me rolet e tij në film, por edhe me zotërimin e disa bizneseve, duke përfshirë ekipin e futbollit “Wrexham AFC”, dhe duke u shfaqur në serialin e realitetit “FX Welcome to Wrexham” për udhëtimin e tij si pronar.
Reynolds doli me një bluzë të bardhë nën një pulovër gri dhe me një kapele bejsbolli të Wrexham AFC, shkruan DailyMail.
Ai gjithashtu e kompletoi veshjen me syze dielli të zeza dhe me një palë atlete Converse All-Star.
Përndryshe, Reynolds festoi ditëlindjen e tij të 47-të disa javë më parë, megjithëse javën e kaluar dukej se kishte marrë një dhuratë të bukur: një motoçikletë të re me porosi.
Linku:https://www.pinterest.com/marriedbear53/ryan-reynolds-style/
Foto: https://www.instagram.com/vancityreynolds/