ShowBiz

Dy vite nga takimi i parë, Einxhel i bën dedikimin romantik Dagzit

Einxhel nëpërmjet një postimi të veçantë ka kujtuar se kanë kaluar plot dy vite nga momenti i takimit të parë me Dagz në shtëpinë vip.

Që nga ai takim e në vijim dyshja ndërtuan një histori të bukur dashurie.

Për këtë moment të veçantë Einxhel nuk i ka kursyer disa fjalë të ëmbla për Dagzin.

‘Plot dy vjet nga dita që u njohëm dhe vazhdimi është një përrallë e bukur që çdo ditë e shkruajmë çdo faqe të saj plot dashuri e përkushtim. Tani kemi dhe Trev që zhgarravit ndonjë faqe të librit. Dagz mbase nuk ka qenë dashuri me shikim të parë por të dashuroj në çdo shikim derisa mbyll sytë të fle dhe mezi pres të zgjohëm të të shikoj prap.

Dagz e ka ripostuar këtë dedikim dhe krahas shkruan: Të dua më së shumti.’

Linku: https://www.instagram.com/stories/dj_dagz/3230310746514712121/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/stories/dj_dagz/3230310746514712121/