ShowBiz

Gjërat mes Gigi Hadid dhe Bradley Cooper janë bërë më serioze

Gjërat po ecin shpejt për çiftin e ri Gigi Hadid dhe Bradley Cooper thotë një burim i afërt i tyre.

Dyshja e bukur u panë së bashku në një darkë më 5 tetor dhe kanë dalë disa herë bashkë që atëherë.

Sipas burimit, Cooper tërhiqet jo vetëm nga bukuria e supermodeles, por edhe nga truri i saj.

“Atij i duket Gigi shumë interesante”, thotë burimi.

Cooper u pa duke u takuar me Hadid pasi ajo darkoi me Taylor Swift, Selena Gomez, Brittany Mahomes, Sophie Turner dhe Cara Delevingne. Modelja, 28 vjeç, dhe aktori, 48 vjeç, u fotografuan duke u larguar bashkë në orën 3 të mëngjesit.

Të mërkurën, ata u panë duke ecur për dore në teatrin Lucille Lortel ndërsa shikonin “Danny and the Deep Blue Sea”, shfaqjen e re me Aubrey Plaza dhe Chris Abbott. Muajin e kaluar ata u panë gjithashtu duke u kthyer në Manhattan pas një fundjave larg.  Burimi thotë se gjërat po shkojnë aq mirë, sa lidhja e tyre mund të ketë një të ardhme.

Hadid ka një vajzë me ish-partnerin, këngëtarin Zayn Malik.

Linku: https://ca.style.yahoo.com/gigi-hadid-bradley-coopers-relationship-122900995.html

Foto: https://www.instagram.com/gigihadid/