Këngëtarja me famë botërore, Lady Gaga si rrallë herë ka rrëfyer historinë e jetës së saj dhe thashethemeve që qarkullojnë se ajo është anëtare e grupit “Iluminati”.
Në dokumentarin që pritet të dalë së shpejti me titull “Gaga: Five Foot Two”, ajo ka thënë se është penduar që e ka “shitur shpirtin e saj te forcat e errëta të Iluminatit”.
Gaga gjithashtu tregon se vuan nga një sëmundje e rëndë muskulore e njohur si “Fibromialgia”, për të cilën beson se i është shfaqur për shkak se ka lejuar “djallin” të hyjë në shpirtin e saj përmes organizatës sekrete të “Iluminatit”.
Sipas saj gjithçka nisi në vitin 2006 në New York, teksa pas një shfaqjeje i ishte afruar një person i moshuar që i kishte thënë se ishte perfekte për t’u bërë e famshme në favor të disa kushteve.
Ajo më tej shton se është penduar për kontratën e saj duke thënë se kërkon të ndërgjegjësojë të tjerë të mos bien nën këtë tundim.
Linku: https://allagainstinjustic.blogspot.com/2017/10/uncategorized-lady-gaga-i-regret.html