ShowBiz

‘Meshkujt shqiptarë nuk janë të aftë të mbajnë gruan por mbajnë 10 dashnore’, Arjola bën deklaratën e fortë

Arjola Demiri prej kohësh e kemi parë të tërhequr nga ekrani dhe projektet e mëdha.

Së fundmi ajo ka qenë e ftuar në emisionin e Aulonës dhe tregoi se ka pasur nevojë për një pauzë. Ajo ka zbuluar më shumë detaje nga jeta personale.

Aktorja ka ardhur me një deklaratë të fortë për meshkujt shqiptarë në tërësi. Shumë prej tyre rrinë me dikë për shkak të interesit dhe jo dashurisë.

“Realiteti në Shqipëri është që meshkujt nuk janë të aftë të mbajnë një femër që është bashkëshortja e tyre, por janë të aftë të mbajnë 10 dashnore.

Këtë nuk e kam kuptuar kurrë sepse dreqi ta hajë mos rri në një lidhje që nuk të bën të lumtur”, tha Arjola.

Ajo tregoi se periudhën pas daljes nga Big Brother nuk e përjetoi mirë.

Po ashtu ajo iu shuajti kuriozitetin ndjekësve duke treguar se shumë shpejt ajo do të futet në shtëpinë që iu dhurua në Big Brother Vip.

Linku: https://www.youtube.com/watch?v=dx3UgWUCDCo

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CzHKQdro1ie/?img_index=1