Aktualitet

Blogerja Luana Andrade ndahet nga jeta në moshën 29 vjeçare gjatë një ndërhyrje estetike

Blogerja braziliane Luana Andrade vdes nga arresti kardiak gjatë një operacioni.

Influencuesja e njohur braziliane, Luana Andrade, ka vdekur tragjikisht pasi iu nënshtrua një operacioni me liposuksion në në Sao Paulo. Influencuesja 29-vjeçare pësoi 4 arreste kardiake pas komplikimeve të shkaktuara gjatë procedurës estetike.

Sipas Marca, zemra e zonjës Andrade u ndal afërsisht dy orë e gjysmë pas operacionit. Mjekët ndaluan procedurën e heqjes së dhjamit dhe u përpoqën ta ringjallën atë. Ajo u transferua në repartin e kujdesit intensiv.

Spitali në një deklaratë tha: “Operacioni u ndërpre dhe pacientja iu nënshtrua analizave që zbuluan trombozë masive. Ajo u transferua në ICU ku iu nënshtrua mjekimeve dhe trajtimit hemodinamik”.

I dashuri i saj, Joao Hadad shkroi në Instagram, “Jam i copëtuar dhe po jetoj makthin tim më të madh. Një pjesë e imja u largua”.

Ndikuesja kishte një ndjekës masiv në rrjetet sociale në Instagram dhe zotëronte markën e saj të veshjeve, Lukand. Ajo punoi si asistente në skenë për Domingo Legal. Ajo ishte gjithashtu pjesë e reality show, Power Couple Brasil 6, i cili u transmetua në vitin 2022.

Linku: https://www.ndtv.com/world-news/brazilian-influencer-luana-andrade-dies-of-cardiac-arrest-during-liposuction-surgery-4558683

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/p/Crt-S2SMyVD/?img_index=1