Kompanitë filmike që janë në pronësi të aktorëve të famshëm të Hollywoodit po “garojnë” që ta bëjnë film librin e shumëpërfolur biografik të këngëtares Britney Spears, raporton DailyMail.
Kompania e aktores Shonda Rhimes , që më parë kishte realizuar serialet “Grays Anatomy” dhe “Bridgerton”, thuhet se është në garë me kompanitë filmike në pronësi të aktorit Brad Pitt, aktores Margot Robbie si dhe aktores Reese Witherspoon.
Për sa kohë nuk ka pasur asnjë takim konkret rreth çështjes në fjalë, Spears ka zhvilluar shumë takime me kompani filmike në muajt e fundit. Është raportuar se producentët janë jashtëzakonisht të durueshëm dhe të gatshëm të presin derisa Spears të jetë e gatshme ta çojë projektin në ekran.
Libri ku bëhet fjalë për jetën e ndërlikuar të këngëtares, arriti të shesë 1.1 milion kopje vetëm në javën e parë pas publikimit dhe po konsiderohet sukses i madh që gjithashtu ka marrë vlerësime të larta nga kritikët
Linku: https://www.instagram.com/p/CyzBA9OyNLf/