ShowBiz

U diagnostikua me leucemi, Wanda Nara rrëfen detajet prekëse nga momenti që mori vesh lajmin

Modelja argjentinase Wanda Nara prej kohësh ka deklaruar se është me leucemia. Në një intervistë për revistën “Gente”, modelja argjentinase ka zbuluar më shumë rreth jetës private. Wanda, gjithashtu ka zbuluar se futbollisti Ikardi i ka kërkuar të martohen.

“Ndonjëherë mendoj se natyra është e mençur dhe se për ndonjë arsye më është dashur të përballem me këtë sëmundje dhe jo me dikë tjetër në familjen time. Nuk dua të tingëlloj arrogante, apo të pretendoj se e kam lënë pas: në fillim ishte një goditje aq e madhe saqë mbeta e paralizuar. Kur u ktheva nga klinika u mbylla në dhomën time për katër ditë, nuk mund të dilja jashtë: vetëm Mauro hyri për të më sjellë ushqim. Ai u kujdes për mua, më mbrojti dhe njëkohësisht kujdesej për kryerjen e përditshmërisë së fëmijëve, duke më shoqëruar tek mjeku.

Ai ishte dhe është personi im më mbështetës. Para disa ditësh thashë në televizionin italian se një natë, në klinikë, u zgjova dhe e gjeta, në orët e para të mëngjesit, duke kërkuar kurën për leuçeminë dhe vendin më të mirë në botë për t’u kuruar. Ky është shembulli më rrëqethës se kush është Mauro. Në mes të një stërvitjeje ai vinte alarmin për të më dërguar një mesazh: “Mos harro të marrësh ilaçet”. Nuk është sëmundja që na afroi edhe më shumë, ne tashmë e donim njëri-tjetrin dhe ishim afër, ai nuk kishte nevojë për këtë për ta konfirmuar.

Por është e vërtetë, që mund të shihet se sa i vërtetë është përkushtimi që bën kur martohet, se “të mbështesim njëri-tjetrin në sëmundje dhe në shëndet”.

Do t’ju them diçka që po e them për herë të parë: Mauro më kërkoi të martohesha përsëri me të. Pas 10 vitesh bashkë! Nuk kemi finalizuar ende asgjë, por me kënaqësi pranova propozimin e tij.

Betohem se nuk jemi ulur as ta planifikojmë, por të gjithë të dashurit tanë janë atje, kështu që, nëse e realizojmë këtë ëndërr, supozoj se do të jetë në Argjentinë.

Linku: https://www.instagram.com/wanda_nara/

Burimi i fotos:  https://www.instagram.com/wanda_nara/