Travel

“The New York Times”: Zbulimi i lumit të përjetshëm të Vjosës në Shqipëri

Mes luginave pjellore, grykave, rrënojave të lashta dhe fshatrave malore, parku i parë kombëtar i lumit të egër në Evropë “Vjosa” përpiqet të balancojë turizmin dhe ruajtjen e siteve kulturore, shkruan në një artikull Alex Crevar të botuar në të përditshmen amerikane “The New York Times”.

Një udhëtim përgjatë lumit të Vjosës të Shqipërisë jugore, një nga rrugët ujore të fundit të Evropës, do të thotë të përshkosh një peizazh që duket si ndër shekuj.

Duke rrjedhur nga kufiri veriperëndimor i Greqisë në detin Adriatik, Vjosa derdhet në kanione dhe gryka të formuara nga pyje të thepisura lisash dhe bredhash.

Urat e lashta prej guri lidhin brigjet e saj, duke përshkuar ujërat bruz.

Në fillim të këtij viti, Shqipëria ndërmori një hap kritik drejt ruajtjes së siteve kulturore me ngritjen e Parkut Kombëtar të Lumit të Egër të Vjosës, i pari në Evropë dhe një destinacion i përfshirë në listën e “52 vendeve për të vizituar këtë vit”.

Qeveria shqiptare, Bashkimi Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës, organizatat joqeveritare nga fushata “Save the Blue Heart of Europe” dhe kompania amerikane e veshjeve rekreative në natyrë, “Patagonia” punuan së bashku për të mbrojtur 120 milje të lumit në Shqipëri dhe degët kryesore të tij.

Burimi i Vjosës prej 169 miljesh është në malet e Pindit të Greqisë.

Pas disa vitesh protestash kundër projekteve të minierave dhe digave dhe mbështetjes nga aktori hollivudian, Leonardo DiCaprio, klasifikimi i parkut ishte një fitore.

“Mbështetja jonë për Vjosën u rrit kur filluam partneritetin me qeverinë shqiptare në vitin 2021, për të bërë diçka që nuk ishte bërë më parë”, tha Ryan Gellert, shefi ekzekutiv i “Patagonia”.

Sipas Gellert, plani parashikon që parku të jetë plotësisht funksional, me një qendër për vizitorët dhe stafin në vitin 2024.

Si për vendasit ashtu edhe për turistët, klasifikimi i parkut është një ndihmë, nëse jo një shpëtim.

Në një vend tashmë të njohur për ushqimin e tij, territori i Luginës së Vjosës e vendos atë në krye të listës.

Lugina ishte e mbushur me vizitorë kur bëra ndalesën time të parë në qytetin e Përmetit, i cili shtrihet në një kthesë të Vjosës rreth 20 milje nga kufiri grek.

“Vjosa n’Fest”, edicioni i dytë vjetor, organizohej në ish-qendrën tregtare osmane, të quajtur “Qyteti i Trëndafilave”, që po kthehet në një qendër aventurash.

Linku: https://www.nytimes.com/2023/09/18/travel/albania-vjosa-river-park.html

Foto: Freepik.com