ShowBiz

Çfarë ndodhi, banorja e Big Brother kërkon të largohet nga gara

Linda Halimin prej kohësh e shikojmë të mbyllur në Big Brother Vip Kosova duke dhuruar spektakël për ndjekësit e saj.

Këngëtaren jashtë shtëpisë vip e presin partneri dhe e bija.

Duket se malli për të bijën dhe premtimi që i ka dhënë nuk po e lejon Lindën ti shkojë deri në fund garës.

Këngëtarja në një bisedë me Santianën është shprehur se po mendon të lërë shtëpinë vip.

“Po më sillet si ide, nuk kam vendosur asgjë por e kam si mendim, e kam për vajzën, nuk dua ta lë se i bie që po dorëzona me sfidat e vetes se nuk jam rrëzuar kurrë para asnjë sfide, nuk po dua të ia lejoj vetes këtë mendim se është mendim negativ, por po e kam të vështirë sepse më ka mbetur peng se i kam thënë që kthehem shpejt, është gënjeshtra e parë që ia kam thënë, ende nuk kam vendosur se nuk po dua të marrë vendime të ngutshme”, tha Linda.

Linku: https://www.instagram.com/bigbrothervipkosova/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/bigbrothervipkosova/