Aktualitet

Moti për ditën e sotme

Sipas MeteoAlb, moti i kthjellët, por i ftohtë do të dominojë vendin tonë; si pasojë e prezencës së masave ajrore polare që kanë përfshirë prej dy ditësh gadishullin e Ballkanit.

Orët e pasdites dhe në vijim do të sjellin vranësira të  shpeshta në pjesën më të madhe të territorit ku më të dukshme vranësirat do të paraqiten në zonat malore veriore dhe verilindore.

Parashikohet që gjatë natës vranësirat të pësojnë zhvillim duke gjeneruar reshje të izoluara shiu e dëbore në skajin verior të Shqipërisë.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes, por edhe mesdita do të sjellë një rritje të lehtë të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 0°C deri në 18°C.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë duke arritur shpejtësinë 45 km/h nga drejtimi Jugor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.

Linku: https://tvklan.al/parashikimi-i-motit-20-nentor-2023/

Foto: Freepik.com