ShowBiz

Nëna e Stormzy-it zbulon detaje nga jeta e këngëtarit

Nëna e reperit Stormzy ka folur për gazetën britanike “The Mirror” ku ka ndarë disa detaje nga jeta private dhe profesionale. Abigail Owuo, këmbëngul se ajo  punon me djalin e saj dhe se herë pas here edhe  e këshillon edhe në raste të caktuara.

“Nuk shqetësohem  se njerzit mund të përfitojnë prej tij, sepse ai është një djalë shumë i zgjuar dhe i njeh njerzit”, është shprehur ajo.

Abigail është shumë e afërt me djalin e saj dhe madje thuhet se  ka ndikuar në ribashkimin e tij me moderatoren e “Love Island”, Maya Jama nga e cila fillimisht u nda në vitin 2019. “A do të martohen dhe do të kenë fëmijë? Oh, nuk e di. Çdo gjë varet  nga ata të dy”-ka vijuar më tej. Daily Mail kishte raportuar më herët për dëshirën e artistit për të krijuar familje me 29-vjeçaren.

Çifti së fundmi i dhanë fund spekulimeve prej muajsh, duke konfirmuar se ata ishin rikthyer pasi udhëtuan në Greqi gjatë pushimeve të kësaj vere.

Linku: https://www.mirror.co.uk/3am/celebrity-news/stormzys-mum-says-keeps-stars-31472223

Foto:

https://www.instagram.com/p/CxS6Qlto6dv/?img_index=1