Modelja dhe aktorja, Cara Delevingne tingëllon e emocionuar për marrëdhënien e shoqes së saj, këngëtares, Taylor Swift me futbollistin amerikan, Travis Kelce.
Në një prononcim të shkurtër, Delevingne është shprehur e lumtur për romancën e re të Swift, derisa e ka cilësuar si më të veçantë sesa lidhjet e tjera të mëparshme të mikeshës së saj.
Jam shumë, shumë e lumtur për të”, tha Delevingne gjatë fundjavës në “Çmimin e Madh të Las Vegas 2023”.
“Padyshim që ka diçka shumë të ndryshme rreth tyre”, shtoi ajo.
Delevingne është një nga miqtë e ngushtë të Swift.
Së fundmi ajo ishte pjesë e një nate vajzash në New York City me Swift, Selena Gomez, Sophie Turner, Gigi Hadid dhe Brittany Mahomes, e cila është e martuar me Patrick Mahomes, qendërmbrojtësin e Kansas City Chiefs dhe shokun e skuadrës së Kelces.
“Unë jam gjithmonë duke u mbështetur për vajzën time (Taylor)”, tha ajo për median.
Komentet e saj erdhën pasi Kelce është hapur edhe për marrëdhënien e tij me Swift. Ai është paraqitur në numrin e ri të WSJ Magazine, ku gjatë intervistës ka folur mbi jetesën me Swift, dhe reputacionin e këngëtares.
“Vëzhgimi që ajo merr, çdo ditë, paparacët jashtë shtëpisë së saj, jashtë çdo restoranti ku shkon, pas çdo fluturimi që zbret, dhe ajo thjesht po jeton, duke shijuar jetën”, tha Kelce.
“Kur ajo sillet kështu, më mirë të mos jem unë ai që sillet çuditërisht”, shtoi tutje ai.
Kjo ishte hera e parë që futbollisti profesionist e konfirmoi publikisht romancën me Swift.