Business / Technology

Reagim negativ nga përdoruesit e Google Maps

Shumica e përdoruesve të Google Maps janë kundër ndryshimeve të fundit dhe shprehin dëshirën që të kthehen në dizajnin e mëparshëm. Edhe pse ndryshimet nuk janë drastike, përdoruesit janë të pakënaqur me paletën e re të ngjyrave që Google Maps ka prezantuar.

Rrugët, të cilat dikur ishin të shënuara me të bardha, tani janë ngjyrë hiri. Ngjyra e kaltër që identifikonte zonat me ujë është bërë më e zbehtë, ndërsa zonat e pyllëzuara kanë një ngjyrë të gjelbër më të errët se më parë. Treguesi i rrugës është shumë më i ndritshëm dhe ngjyra e kaltër është vlerësuar si e papërshtatshme.

Përdoruesit besojnë se këto ndryshime e bëjnë të vështirë identifikimin e detajeve në hartë, veçanërisht kur nuk zmadhohen mjaftueshëm.

Në rrjete sociale si Reddit dhe X (dikur Twitter), shfaqen shumë poste me kritika kundër Google Maps.

Megjithatë, ende nuk dihet pse Google ka vendosur të bëjë këto ndryshime në ngjyrat e hartës së tyre.

Por ndoshta komentet e përdoruesve të pakënaqur do ta detyrojnë kompaninë të kthehet në ngjyrat e mëparshme.

Linku: https://thisizyoussef.medium.com/the-impact-of-google-map-reviews-on-seo-and-online-visibility-23fc43365511

Foto: Freepik.com