ShowBiz

Suki Waterhouse konfirmon se është në pritje të ëmbël

Modelja, aktorja dhe këngëtarja Suki Waterhouse ka konfirmuar se është në pritjen e ëmbël gjatë performances në Corona Capital Festival.

Ndërsa ishte në skenë në eventin në Meksikë, 31-vjeçarja i tha audiencës se kishte vendosur të vishte një fustan me xixa sepse mund t’i shpërqendronte ata nga barku i saj i rrumbullakosur.

Fansat shpërthyen në brohoritje dhe duartrokitje, ndërsa Waterhouse u bë gati për të vazhduar performancën. Waterhouse ka qenë në një lidhje dashurie prej 5 vitesh me aktorin Robert Pattinson, i njohur për rolin e tij në filmat e njohur si The Batman dhe Twilight.

Çifti i njohur filloi të jetonte së bashku në Londër gjatë pandemisë COVID-19 dhe në atë kohë mediat e huaja bënë me dije se marrëdhënia e tyre po bëhej mjaft serioze. Megjithëse, janë parë shpesh në daljet publike së bashku çifti i aktorëve janë përpjekur ta mbajnë sa më larg vëmendjes së mediave lidhjen e tyre veçanërisht në rrjetet e tyre sociale.

Linku: https://www.ks95.com/suki-waterhouse-confirms-shes-expecting-her-first-baby-with-robert-pattinson/

Foto: https://www.instagram.com/sukiwaterhouse/