Yjet e televizionit anembanë botës u mblodhën në Nju Jork, për edicionit e 51-të të Emmy Awards. Shfaqjet nga 20 vende konkurruan në 14 kategori duke përfshirë dokumentarin më të mirë sportiv, çmimin për fëmijë: animacion dhe aktrim.
Aktorja daneze Connie Nielsen u nominua për interpretimin e saj në “The Dreamer-Becoming Karen Blixen”, ndërsa e quajti rolin sfidues, por shpërblyes.
“Ajo është pjesë e kulturës sime, e edukimit tim, e cila ishte gjithashtu shumë e frikshme për të hyrë në “këpucët e saj”. Ajo ishte e dobët dhe e vogël, si një zog dhe unë dola nga ‘Justice League’, kështu që ishte paksa një udhëtim”.
Një film për grupin meksikan të këngës Los Tigres del Norte u nominua gjithashtu në kategorinë e programimit të artit.
“Të jesh i nominuar për çmimet ndërkombëtare Emmy është si një ëndërr e realizuar, sepse ne jemi nominuar për Grammy dhe gjëra të ndryshme, në karrierën tonë. Por kjo është shumë unike sepse është jeta jonë, dhe ne ndihemi vërtet, shumë krenarë për këtë”.
Aktori dhe komediani nga Zelanda e Re Rhys Darby ishte ai që prezantoi nominimet e çmimeve Emmy.
Foto: https://www.instagram.com/connienielsenofficial/