ShowBiz

Teyana Taylor kërkoi në fshehtësi divorcin nga Iman Shumpert, e akuzon për narcizëm e xhelozi të tepruar

Artistja amerikane, Teyana Taylor kërkoi në mënyrë të fshehtë divorcin nga bashkëshorti i saj, basketbollisti, Iman Shumpert, në janar të këtij viti.

Sipas dokumenteve gjyqësore të marra, ylli i hitit “Bare Wit Me” akuzoi ish-lojtarin e NBA-së si një abuzues emocional e xheloz që ishte e pasigurt për famën e saj.

Ajo pretendoi se ish-i i saj “po e trajtonte mizorisht dhe po shfaqte sjellje ekstreme narcisiste gjatë pjesës më të madhe të martesës së tyre”.

Taylor, e cila u martua me Shumpert në vitin 2016, vendosi t’i jepte fund martesës së tyre në fillim të këtij viti, sepse ajo “nuk ishte në gjendje të përballonte slitën emocionale”.

Ajo gjithashtu pretendoi se kishte marrë mesazhe “manipuluese” nga atleti  në pension për karrierën e saj.

Aktorja e “Coming 2 America”,  më tej pretendoi se Shumpert, do të mërzitej e nervozohej kur merrnin pjesë në ngjarje publike së bashku dhe do t’i kërkonte asaj që të pozonte e vetme pranë fotografëve.

Tayler gjithashtu pohoi se ajo refuzoi disa mundësi pune sepse Shumpert “nuk donte që ajo të punonte”.

Pavarësisht se Shumpert fitoi më shumë para se ajo me kontratat shumë milionëshe në NBA, këngëtarja pretendoi se ai ishte ende i pasigurt.

Kur karriera e yllit të basketbollit filloi të zvogëlohej, aktorja tha se ajo u përpoq t’i jepte atij punë si aktor, por ai nuk ishte i interesuar.

Në fund të fundit, Taylor pretendoi se grindjet e çuan atë të fillonte procesin e divorcit në vitin 2021 – në të njëjtin vit që Shumpert u tërhoq zyrtarisht nga NBA.

Linku: https://www.instagram.com/teyanataylor/

Foto: https://www.instagram.com/teyanataylor/